Zbardhet kalendari, Maqedonia e nis rrugëtimin ndaj Rumanisë, ja kur Gjermania do të na vie në Shkup

Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, për të nisur rrugëtimin drejt Botërorit që nga marsi i Vitit 2021, shkruan “infOSport.mk”.

Siç edhe dihet tashmë,  Maqedonia u vendos në grupin e fundit, grupin “J”, një grup që u konsiderua mjaft i vështirë edhe për shkak të pranisë së ekipeve te forta, ku vlen të përmendet Gjermania apo edhe Rumania dhe Islanda.

Ndërkohë që krahas Maqedonisë dhe 3 kombëtareve të lartëpërmendura, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Armenia dhe Lihtenshtejni, si kundërshtar të mundshëm këti për t’u lënë pas në klasifikim, nisur edhe nga ndeshjet e shkuara dhe sukseset që kemi pasur me to.

Maqedonia do ta fillojë garën kualifikuese më 25 mars 2021 kundër Rumanisë në transfertë, derisa ndeshjen e fundit do ta zhvillojë në Shkup, me 14 nëntor 2021 kundër Islandës.

Ndeshjen që me siguri të gjithë e presin me padurim, atë kundër Gjermanisë në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë do ta zhvillojë me 11 tetor të vitit 2021. Ndërkohë ndeshja e parë mes këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet në Gjermani, me 31 mars, transmeton “infOSport.mk”.

Më poshtë mund të shihni edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve dhe datat në të cilat do të luaj Maqedonia, duke nisur që nga 25 marsi i vitit të ardhshëm, si më poshtë, e deri me 14 nëntor të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply