Shkupjani Jahi Bushi shënon në fitoren e Osogovës

Të shtunën si zakonisht në futbollin vendor u zhvilluan ndeshjet e Ligës së Dytë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Osogovës, që viteve të 90-ta garonte në mesin e më të mirëve, regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mundur 7:1 si mysafir ekipin e Rosoman.

Për skuadrën nga Koçani, ishte kjo fitorja e katërt sezonale, dhe njëherit më e thella, e ku si protagonistë doli të jetë edhe talenti shkupjan, Jahi Bushi.

Ky i fundit po zhvillon edicionin e parë te Osogova, edhe atë në formë huazimi nga rradhët e FC Shkupit. Për Bushin ishte ky goli i parë sezonal me fanellën e Osogovës, skuadër kjo që pjesën e parë të sezonit 2020/2021 e mbylli në pozitën e 7-të me 19 pikë.

Bushi në këtë transfertë realizoi golin e 7-të në minutën e 73-të, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Stojançe Velinov dhe Aleksander Nedanoski, që shënuan nga dy gola, ndërkohë nga një gol tjetër shtuan edhe Dragan Paunov dhe Ilija Dalçeski, transmeton “infOSport.mk”.

Vlen të përmendet se Jahi Bushi është futbollisti i dytë shqiptarë nga Shkupi që luan për Osogovën, pas Refik Arifit, i cili gjithashtu gjatë viteve të 90-të luante si i huazuar nga ish KF Slloga Jugomagnati, aktualisht FC Shkupi.

Leave a Reply