Sirena turke dhe kroate për talentin e Struga Trim Lum

Mesfushori 19 vjeçar nga Obiliqi, Arlind Shabani, shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të huaja, pas paraqitjeve shumë të mira që po bënë gjatë këtij edicioni me fanellën e Struga Trim Lum.

Arlind Shabani është paraqitur në 12 ndeshje këtë edicion për ekipin nga Struga, teksa ka patur plot 602 minuta nën këmbët e tij.

Siç raporton Gazeta “Sheshi” reprezentuesi i moshave të 19 vjeçarëve të Kosovës është në monitorim të disa klubeve nga Turqia dhe Krocia, të cilat shihen si një opsion i mundshëm për Shabanin për ta vazhduar karrierën e tij.

Ndryshe Shabani te Struga Trim Lum u transferua në verën e këtij viti te nga rradhët e smuadrës kosovare të Trepça ’89.

Më parë ai kishte qenë pjesë e të rinjëve të Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Ndryshe Struga Trim & Lum zë vendin e katërt në kampionatin elitar të Maqedonisë Veriore me 25 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply