Lajm aspak i mirë për tifozët e Milanit, Ibrahimoviç dhe Kjaer mungojnë ndaj Xhenoas

Milani të mërkurën do të përballet me Xhenoan në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A. Për këtë ndeshje trajneri Pioli nuk do të mund të  llogarisë në shërbimet e dyshes, Zlatan Ibrahimoviç – Simon Kjaer.

Të dy lojtarët janë rikthyer në stërvitje, por janë stërvitur individualisht, prandaj pritet të mungojnë në ndeshjen e radhës.

Milani momentalisht është lider në Seria A, me 27 pikë, 3 më shumë se Interi që mban vendin e dytë.

Ka pasur spekulime se Ibrahimoviç do jetë së paku në stol për ndeshjen e radhës, por shkaku që nuk u stërvit me grupin, ai nuk ka përgatitje për ndeshjen e ardhshme.

Të dy lojtarët më shumë mundësi do rikthehen në ndeshjen kundër Sassuolos ne fundjavë.

Leave a Reply