Hidhet shorti për SuperKupën e Spanjës, ja me kë do luajnë Reali dhe Barcelona

Është hedhur sot shorti për ndeshjet e Superkupës së Spanjës për vitin 2021. Fituesi i edicionit të kaluar, Reali i Madridit në gjysmëfinale  do të përballet me Atletik Bilbaon, ndërsa Barcelona me Real Sociedadin.

Kështu vendosi shorti i mbajtur sot në ambjentet e Federatës  spanjolle të futbollit.

Barcelona dhe Reali i Madridit shihen si favoritë përballë Real Sociedadit, gjegjësisht Atletik Bilbaos. Pikërisht që të dyja këto skuadra triumfuan në mes javë ndaj këtyre kundërshtarëve në kuadër të ndeshjeve të La Ligas, ashtu që pritet që të kalojnë me sukses këtë fazë gjysmëfinale dhe të luajnë në finalen e madhe të 17 janarit.

Gjysmëfinalja e parë në program është me 13 janar, kur në stadiumin “Nuevo Arcangel” të Kordobas, Barcelona do të luaj kundër Real Sociedadit të Adnan Januzajt, ndërkohë një ditë më pas Reali i Madridit do të përballet me Bilbaon në stadiumin “La Rosaleda” të Malagas.

Finalja e 17 janarit do të luhet në stadiumin “Cartuja” në Seviljë.

Leave a Reply