Ernest Gjoka flet për dallimin midis kampionatit të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ernest Gjoka tashmë një vit po punon në futbollin tonë vendor, duke udhëhequr Shkëndijën. Nën drejtimin e tij Shkëndija stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë, ku “kuqezinjtë” e pësuan disfatën e parë vetëm në xhiron e 18-të.

Ndërkohë i pyetur nga panelistët se cili prej kampionateve, ai i Maqedonisë, apo Shqipërisë është më cilësor, Gjoka erdhi me këtë përgjigje: “Çdo kampionat ka specifikën e vetë, unë nuk e kam njoft para se të vija.  Unë tash jam një vit këtu dhe e njoh më mirë. Kampionati i Maqedonisë ka më shumë cilësi se ai në Shqipëri, edhe pse kampionati shqiptarë është më i organizuar”.

Shkëndija e tij ne 18 javët e para të LPFMV grumbulloi 39 pikë, 6 më shumë se dy ndjekësit më të afërt FC Shkupi dhe Makedonija Gj.P.

Leave a Reply