FC “Arben Bajrami” edhe në sport kthehet i pamposhtur nga Karadaku

Futsal Club “Arben Bajrami” ka shënuar fitore 4:2 në derbin shqiptarë kundër Karadakut në Likovë, aty ku vite më parë po dëshmori i kombit që mban ky klub, “Arben Bajrami”, luftonte dhe nuk mposhtej dot nga askush.

Ndryshe fitoren sportive të FC “Arben Bajrami” në Likovën heroike e paralajmëroi Berat Ramadani, derisa në mesin e autorëve të golave për skuadrën shkupjane u regjistruan edhe Pajtim Rexhepi, Ferid Veseli dhe Igor Stojkovski.

Në anën tjetër për Futsal Karadakun, të saktë dolën të jenë Shuajb Shukriu dhe Jasir Zekiri.

Për Futsal Club Arben Bajramin ishte kjo fitorja e 9-të sezonale, me ç’rast kjo skuadër vazhdon garën me KMF Proekt Ciko për pozitën e parë, derisa në pozitën e tretë renditen kampionët në fuqi të Futsal Shkupit, që më herët mundën Mal Ajaksin me rezultatin 12:1.

Leave a Reply