Drita e krahason Ardian Nuhiun me profesorin e famshëm!

Skuadra kampion e vjeshtës në Superligën e Kosovës, Drita, ka publikuar një foto mjaftë interesante në rrjetin social facebook.

Skuadra gjilanase ka postuar një fotografi të modifikuar me një nga personazhet e famshme të “La Casa de Papel”, profesorin.

“El Profesor, Ardian Nuhiu. To be continued…” –shkruhet në përshkrimin e fotos.

Ky etiketim duket se u ka pëlqyer shumë fansave të skuadrës të cilët kanë mbushur me pëlqime dhe me komente pozitive postimin.

Kujtojmë strategu shkupjan, Ardian Nuhiu vitin e kaluar me Dritën u shpall kampion i Kosovës, ndërsa një gjë të tillë bëri edhe pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit, ku pas 18 xhirve grumbulloi 41 pikë, 3 më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani.

Leave a Reply