FFK gjobit dy trajnerët “llafazan”, Munishin dhe Duron

Ismet Munishi është një nga trajnerët më karizmatikë në trojet shqiptare. Ai njihet për reagimet e shumta, postimet me “kunja” që i thotë herë pas here, por gjatë javëve të fundit disfatat ndaj Dritës dhe Prishtinës e kanë bërë të dalë disi nga vetja, duke kaluar edhe caqet e rregullores.

Së fundmi Komisioni i Disiplinës në Kosovë mësohet se ka gjobitur trajnerin e skuadrës së Ballkanit me 500 euro.

Sipas Koha.net gjobës nuk i ka shpëtuar as Klodian Duro, për fjalët e tij të thëna në një nga emisionet sportive në Kosovë. Duro është dënuar me 300 euro.

Leave a Reply