Lajm i mirë për Levanten, rikthehet Enis Bardhi (VIDEO)

Lajm i mirë për Levanten dhe trajnerin Pako Lopez. Një ndër futbollistët më të mirë të kësaj skuadre, Enis Bardhi, ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani ka lënë pas lëndimin me shpinën që kishte dhe nga sot iu është bashkuar ekipit në stërvitje. Vetë skuadra e Levantes ka publikuar një video me Bardhin që shihet duke bërë stërvitje me topin, bashkë edhe me dy bashkëlojtarë të tjerë.

Bardhi pësoi një dëmtim në shpinë në grumbullimin me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në muajin nëntor, edhe atë vetëm një ditë para nisjes për në Tbilisi për finalen e madhe të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë. Kështu Bardhi nuk udhëtoi fare për në Gjeorgji, aty ku ekipi përfaqësues i vendit tonë shkruajti historinë, duke u kualifikuar për në Europianin e vitit të ardhshëm, aty ku shpresojmë të shohim Bardhin në formën e tij më të mirë, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë për herë të fundit Bardhi me Levanten në La Liga kishte luajtur me 8 nëntor kundër Alavesh (1:1). Shkupjani këtë edicion me Levanten numëron 8 ndeshje në La Liga dhe asnjë gol të shënuar.

Leave a Reply