Reagimi i Nedved në ndeshjen Juventus-Fiorentina!

Tensioni te Juventusi në ndeshjen kundër Fiorentinës, është parë qartë jo vetëm te futbollistët, por dhe te drejtuesit “bardhezi”.

Zv.presidenti Pavel Nedved u largua i irrituar me arbitrin La Pena, i cili në minutën e 76-të nuk tregoi në pikën e bardhë pas një kontakti midis portierit kundërshtarë Dragovski dhe Bernadeskit.

I irrituar, ish-futbollisti çek u largua i indinjuar nga stadiumi i Juventusit, derisa i gjithë ky moment u kap nga kamerat.

Dita e 22 dhjetorit ka shkuar vërtetë ters për kampionët e Italisë, teksa përveç se iu hoq fitorja në tavolinë 0:3 ndaj Napolit për ndeshjen që nuk u zhvillua fare, ata humbën duelin e javës së 14-të nga Fiorentina me rezultatin 3:0. Ishte kjo ndeshja e parë që Juventusi pësonte nga Fiorentina në Torino pas plotë 20 viteve.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply