Dënohet arbitri i ndeshjes, Juventus- Fiorentina! Kishte dëmtuar kampionët

Juventusi pati një mbrëmje shumë të errët të martën e kaluar kur humbi nga Fiorentina, derisa po aq të errët e kishte natën edhe arbitri, Federico La Penna, me disa gabime dhe episode që prodhuan diskutime dhe reagime të forta.

Për shembull, menaxhmenti i Juventusit, që u largua nga stadiumi herët, pa mbaruar ndeshja. Që të rikuperojë qetësinë dhe të jetë në gjendje të gjykojë përsëri, por me saktësi, dizenjatori Nikola Ricoli pritet t’i japë atij një pushim (në fakt, dënim), duke mos e caktuar në asnjë nga ndeshjet e javës së 15-të të Serie A.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” ky është madje dënimi më i vogël.

Në fakt, nuk do të ishte hera e parë që një arbitri të Serie A do t’i thuhej “stop”, pas një mbrëmjeje të keqe.

Këtë sezon, një gjë e tillë tashmë kishte ndodhur me Xhiakomellin, Mareskan, Naskan dhe Piçininin.

La Penna ishte protagonist i disa gabimeve të konsideruara serioze në ndeshjen e zhvilluar në Torino në stadiumin “Allianc Stadium”, e mbi të gjitha, mungesa e kartonit të kuq ndaj Borja Valero në minutën e 50-të.

Në pjesën e parë i kishte dhënë vetëm karton të verdhë Kuadrados (më vonë u përjashtua nga ndeshja me të kuq, pasi ndërhyrja e tij e ashpër u pa me VAR). Po kështu, në pjesën e dytë nuk akordoi dy penallti të mundshme të Juventusit për ndërhyrjet e palejuara ndaj Ronaldos dhe Bernardeskit.

Këto spikasin, në mesin e shumë gabimeve të tjera të vogla, të cilat e kryqëzojnë. Ai do të ketë kohë të mendojë e respektojë, para se t’i besohet përsëri bilbili.

Leave a Reply