FFM, 4.2 milionë euro premio për futbollistët dhe stafin teknik për kualifikimin në Europian

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka sjellur vendim për suksesin më te madh, kualifikimin e përfaqësueses së Maqedonisë në EURO 2020 që të shpërblejë me premion më të madhe në historinë e sportit të Maqedonisë.

Futbollistët dhe stafi teknik i përfaqësueses A të Maqedonisë do të pranojnë 4 milionë e 200 mijë euro premio për kualifikimin në Kampionatin Europian.

Reprezentuesit dhe stafi teknik tashmë kanë përfituar 1 milionë euro për arritjen e vendit të parë në grupën D të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve për EURO 2020.

Me vendimin e sotshëm, Këshilli Drejtues i FFM-së, deri në fund të vitit do të paguajë shumën e 4 milionë e 200 mijë eurove për sigurimin e një vendi të përfaqësueses së Maqedonisë në Kampionatin Europian. Këshilli Drejtues miratoi kriteret e propozuara për shpërndarjen e premios nga drejtori i përfaqësueses A në konsultim me seleksionuesin dhe kapitenin e përfaqësueses.

Gjithashtu Këshilli Drejtues në seancën e sotme solli vendim për shpërndarjen e mjeteve të UEFA-s, për një fond solid për klubet ng LPFMV të sezonit garues 2019/20 për zhvillim të futbollit tek të rinjët, miratoi rregulloren për licencimin në garat e UEFA-së të klubeve nga Liga e Parë, si dhe miratoi propozimet për turneun para-kualifikues për përcaktimin e përfaqësueseve të Maqedonisë në e-EURO 2021 në eliminatoret për e-EURO 2021. Turneu do të organizohet në bashkëpunim me federatën Esport të Maqedonisë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply