David Alaba gjen skuadrën e tij të re!

David Alaba do ta vazhdojë karrierën në Spanjë te skuadra e Real Madridit. Alaba ka refuzuar rinovimin me Bajernin e Munihut, teksa thuhet se ka arritur marrëveshje me “Mbretërit” për tu transferuar verën e ardhshme në Madrid.

“Todo Fichajes”, raporton se austriaku do të firmos kontratë deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.

Interesim për Alaban kishin shfaqur edhe dy skuadrat gjigande, si Mançester Junajtedi dhe Barcelona, mirëpo austriaku ka vendosur që të transferohet te Reali. Marrëveshja është arritur, derisa zyrtarizimi do të bëhet tani në janar.

Leave a Reply