Përveç Tiranës, edhe dy skuadra tjera në garë për shërbimet e Hasanit!

Ferhan Hasani pa dyshim se është një nga emrat më të lakuar në këtë periudhë merkatoje. Ish futbollisti i Shkëndijës, i cili së fundmi ishte pjesë e shumë herë kampionëve të Finlandës, HJK Helsinki, bënë pjesë në planet e kampionëve në fuqi të Shqipërisë, Tiranës, por gjithsesi se për shërbimet e tij interes ka edhe nga skuadra të tjera.

Sipas gazetarit sportiv, Ylli Aga, vetë Ferhan Hasani ende nuk është i vendosur për Tiranën, kjo pasi në adresë të tetovarit ka interes serioz edhe nga dy klube të tjera jashtë Shqipërisë.

“Me Ferhan Hasanin ka negociata. Nuk ka asgjë konkrete. Mund t’iu them që palët janë në bisedime të avancuara, por ai s’është i vendosur pasi ka oferta edhe nga dy klube të tjera”, është shprehur, Ylli Aga.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me Ferhan Hasanin, nëse i njëjti vërtetë do të veshë fanellën e Tiranës, apo do të rikthehej në vendlindje.

Leave a Reply