De Gea shkruan historinë me Mançester Junajtedin

Portieri i Mançester Junajtedit, David De Gea, në ndeshjen ndaj Aston Villas ka bërë që emri i tij të shkruhet në historinë e klubit nga “Olld Traford”, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e mbrëmshme, De gea regjistroi ndeshjen e tij të 327-të me fanellën e Mançester Junajtedit në Premierligë. Në këtë mënyrë spanjolli tejkaloi legjendën e klubit Roj Kin, dhe tashmë është në mesin e 5-futbollistëve me më shumë ndeshje për Junajtedin në elitë nga jashtë Britanisë së Madhe.

Në listën e përjetshme në këtë garë, i pari mbetet Rajan Gigs, i cili me Junajtedin numëron 672 ndeshje, ndërkohë para De Geas ndodhen edhe Poll Skoulls (2), Gari  Nevill (3) dhe Uejn Runi (4).

David De Gea, Junajtedit iu bashkua gjatë vitit 2019, kur erdhi nga rradhët e Atletiko Madridit për shumë e 19 milion sterlinave.

Me “Djajtë e Kuq” ai ka fituar një titull kampion, ndërsa gjithashtu ka fituar edhe FA Kupën, Liga Kupën e Anglisë, Ligën e Europës  dhe 3 herë SuperKupën e Anglisë, ndryshe e njohur si “Kjomuniti Shilld”, transmeton “infOSport.mk”.

Gjatë sezonit aktual, De Gea ka luajtur në 14, nga gjithsej 17 ndeshje në Premierligë.

Leave a Reply