Nuk e ndihmon dot as Osmani i Stupcave, Muamed Sejdini e fiton Agim Ademin edhe në pikado!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini së bashku me zëdhënësin e këtij institucioni, Faton Zylbehari ishin pjesë e emisionit “Dueli Festiv” në “RTV Dukagjini” në Kosovë.

Në këtë emision, pjesë ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ky i fundit dhe Sejdini zhvilluan edhe një lojë pikado mes vete.

Ndonëse e nisi më mirë lojën Sejdini, Ademi ngadalë dalë u rikthhye në lojë. Madje, Ademin e ndihmoi edhe aktori i mirënjohur, Osman Azemi, i cili përkundër përpjekjeve, nuk ia doli.

Në fund, Sejdini e fitoi ndeshjen, derisa në fund, zëdhënësi Zylbehari e ngacmoi paksa Ademin: “Nuk shkohet në Evropian pa përgatitur (qesh)”.

Leave a Reply