As te Tirana as te Partizani, Ferhan Hasani transferohet në Indi!

Ferhan Hasani, emri i të cilit ishte i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm në Shqipëri, ku përmendeshin dy skuadrat nga kryeqyteti shqiptarë, Tirana dhe Partizani, me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Indi.

Kështu të paktën raportojnë mediat shqiptare, sipas të cilave mesfushori 30-vjeçar me tipare sulmuese do të luajë me ekipin e Chennaiyin.

Ish-mesfushori i Shkëndijes së Tetovës dhe Helsinkit kishte arritur akordin me Tiranën, por bllokimi i papritur i merkatos së klubit bardheblu nga FIFA e detyroi Hasanin të transferohet në Azi.

Hasani do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e futbollit shqiptar me 25-herë kampionët bardheblu, por gjyqi i humbur me sulmuesin nga Mali, Moktar Cise prishi të gjitha planet e kryeqytetasve.

Leave a Reply