Superkompjuteri parashikon kampionin e Premierligës për sezonin 2020/2021

Liverpulli i Jurgen Klop mbrëmë u mposhtë befasisht nga Southemptoni, duke bërë që Junajtedi të ketë pikë të barabarta (33), por me një ndeshje më pak se “redsat”, që kujtojmë mbrojnë titullin e kampionit të vitit të kaluar.

Ndërkohë një superkompjuter ka parashikuar tani që Mançester Siti do të jetë kampioni i ri i Premierligës për sezonin 2020/2021.

Skuadra e Pep guardiolas aktualisht mbajnë pozitën e 5-të me 29 pikë, mirëpo me dy ndeshje më pak.

Pas, Sitit, në vendin e dytë gjithnjë sipas superkompjuterit, do të jenë kampionët e Liverpullit, ndërsa TOP 4-shja do të mbyllet me Totenhamin dhe Mançester  Junajtedin.

Sipas superkompjuterit, nga liga do të largohen Fulhami, Uest Bromuiç Albioni dhe Shefilld Junajtedi.

Leave a Reply