Atl.Madridi eliminohet nga kupa! I eliminon skuadra e Ligës së tretë (VIDEO)

Atletiko Madridi ka pësuar një disfatë senzacionale në kuadër të Kupës së Mbretit, pasi sonte u eliminuan që në raundin e dytë nga skuadra e ligës së tretë, Korneja, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Diego Simeones pësoi disfatë minimale 1:0, duke u eliminuar kështu për të tretin vit me rradhë që në fazën e hershme të këtij komoeticioni.

Simeone këtë ndeshje vendosi që ta nis pa futbollistët titullarë, si: Luis Suarez, Markos Ljorente, Koke dhe Jan Oblaj, mirëpo pavarësisht mungesave të këtilla, Atletiko Madridi në fushë zbriti me futbollistë si, Zhoao Feliks, Hoze Himenes, Anhel Korea, Saul, etj. Në mesin e titullarëve, vetëm dy ushin nga ekipi i dytë, portieri Migel San Roman dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Rikard sançez. Ky i fundit në minutën e 63-të u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht në momentet kur Atletiko Madridi kërkonte barazimin. (infOSport.mk)

Leave a Reply