Një skuadër shqiptare në mesin e 14 skuadrave të pamposhtura në Europë!

Plot 14 skuadra Europiane nuk njohin ende humbjen në kampionatet elitare të vendeve të ndryshme, në këtë sezon të ri futbollistik, ndërsa në mesin e tyre bënë pjesë edhe një skuadër shqiptare.

Bëhet fjalë për skuadrën e Teutës, që garon në Superligën shqiptare.

Skuadra durrsake ka regjistruar 4 fitore dhe 8 barazime në 12 javë kampionat, duke e mbyllur vitin kalendarik të pamposhtur.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe emrat e mëdhenj si Milani, Gllazgou Renxhers, Olimpiakos, Sportling Lisbonë, Shahtjor Donetsk, etj.

Lista e plotë e ekipeve pa humbje
Gllazgou Renxhers – Skoci (20 fitore 2 barazime)
Crevena Zvezda – Serbi (17 fitore 2 barazime)
Sarajevo – Bosnia Hercegovina (13 fitore 6 barazime)
Shamrok Rovers –  Irlandë (15 fitore 3 barazime)
Milan – Itali (11 fitore 4 barazime)
Ferencvarosh – Hungari (12 fitore 2 barazime)
Olimpijakos – Greqi (11 fitore 2 barazime)
Slavia Pragë –  Çeki (11 fitore 2 barazime)
Shahtjor Donetsk – Ukrainë  (8 fitore 5 barazime)
Sporting Lisbonë – Portugali (10 fitore 2 barazime)
Teuta- Shqipëri ( 4 fitore 8 barazime)
St. Joseph – Gjibraltar (7 fitore 1 barazim)
Europe – Gjibraltar (7 fitore 1 barazim)
La Fiorita – San Marino (5 fitore 0 barazim)

Leave a Reply