Ilir Daja konfirmon transferimin e brazilianit Zhunior

Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Apolonisë, sfida e parë e vitit 2021 për Partizanin, trajneri i “Demave të Kuq” Ilir Daja konfirmoi para mediave se Partizani është përforcuar me dy lojtarët e rinj, Stenio Zhunior dhe Valentino Murataj.

Edhe pse të kuqtë nuk kanë konfirmuar ende asgjë në faqen zyrtare, konfirmimi i lëvizjeve të fundit në merkaton e të kuqve, që u zhbllokua para pak ditësh, u dhanë nga vetë tekniku Daja.

 “Po, mund të konfirmoj që Zhunior dhe Murataj janë afrimet tona të para” – u shpreh Daja në konferencën e zakonshme për shtyp para takimit që skuadra e tij do ta zhvillojë nesër kundër Apolonisë nesër në “Elbasan Arena”.

Leave a Reply