Milani i sigurtë ndaj Torinos, nuk lëshon vendin e parë

Milani ka shënuar fitore 2:0 kundër Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, duke ruajtur edhe më tej pozitën e parë në renditje, njofton “infOSport.mk”.

Çështjen e fituesit të përzgjedhurit e trajnerit Stefano Pioli e zgjodhën që në pjesën e parë, kur edhe i shënuan që të dy golat.

Pas një aksioni të bukur të rifilluar nga Teo Hernandez, me asistues Brahim Diaz, sulmuesi Leao në minutën  e 25-të kaloi në epërsi Milanin, ndërkohë 11 minuta më vonë Frank Kesie nga pika e bardhë shënoi edhe golin e dytë.

Në këtë rast arbitri kryesor kërkoi edhe ndihmën e VAR, përmes së cilës vendori për të akorduar penaltinë në favor të Milanit, ndërsa në pjesën e dytë ndodhi e kundërta, edhe pse akordoi penalti të drejtëpërdrejtë,pas konsultimeve me dhomën VAR, e njëjta penalti na favor të Torinos këtë herë u anulua.

Në fund Milani arkëtoi 3 pikët e plota, duke u rikthyer shumë shpejtë te fitorja, pas disfatës ndaj Juventusit xhiron e kaluar, transmeton “infOSport.mk”.

Pas 17 xhirove Milani numëron 40 pikë, 4 më shumë se Interi, që nesër në mesditë (12:30) do të zhvillojë derbin e kësaj jave kundër Romës.

Në dy ndeshjet tjera të ditës së sotme, Xhenoa po me të njëjtin rezultat (2:0) mundi Bolonjën e Sinisha Mihajlloviç, ndërkohë Atalanta e Berat Xhimshitit (qëndroi në bankinë) si mysafir me shifrat 4:1 mundi Benevnton e Simone Inzagit.

 

Leave a Reply