Jasir Asani sheh veten larg Partizanit, zgjedh midis Dubait dhe Izraelit

Jasir Asani me shumë gjasa këtë janar do të largohet nga Partizani. Për mesfushorin e krahut ka një ofertë në tavolinë nga Dubai, ndërsa ajo më e fundit ka ardhur nga Izraeli, njofton “infOSport.mk”.

Mediat izraelite bëjnë me dije se menaxheri i futbollistit shkupjan, Aleksandar Jovkov, është në bisedime me klubin Hapoel Kfar-Saba.

Paraqitjet pozitive të 25-vjeçarit Asani kanë nxitur izraelitët për ta pasur atë në ekip. Shkupjani cilësohet si futbollisti i duhur për të përforcuar skuadrën nga drejtuesit e Hapoel Kfar-Saba. Këtë sezon, Asani ka shënuar 3 gola në 9 ndeshje, ndërsa në total me fanellën e Partizanit ka shënuar 18 gola.

Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, për të cilin ka pasur zëra edhe gjatë merkatos së shkuar të verës.

Leave a Reply