Rubin Hebaj goditja e parë e Shkëndijës!?

Rubin Hebaj me shumë gjasa do të jetë goditja e parë e Shkëndijës në këtë afat kalimtar të dimrit. Edhe pse nga tabori i “kuqezinjëve”  ende nuk ka asnjë konfirmim, nëse është për të ju besuar faqeve që merren me transferimet e futbollistëve, transferimi i 22-vjeçarit Hebaj te Shkëndija është fakt i kryer, njofton “infOSport.mk”.

Hebaj së fundmi ishte pjesë e Teutës, mirëpo i njëjti prishi kontratën, ashtu që tashmë është një futbollistë i lirë. E gjithë kjo e bënë edhe më të lehtë punën e drejtuesve të Shkëndijës, pasi në këtë mënyrë do arrijnë marrëveshje vetëm me futbollistin, i cili në të kaluarën në Superligën e Shqipërisë ka luajtur edhe me Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa gjithashtu ka bërë edhe një karrierë ndërkombëtare, duke luajtur me Domzhalen në Slloveni dhe Vorskla Poltava në Ukrainë.

Ndryshe Hebaj do të përforconet ndjeshëm repartin e avansuar të Shkëndijës, që në pranverë do të kërkojë të vërtetojë pozitën e parë, në të cilën e mbylli pjesën e parë të sezonit 2020/2021.

Hebaj edhe pse i ri në moshë, pas vetes ka tre trofe, edhe atë të gjithë të mundshmit në Shqipëri. 22-vjeçari në sezonin 2018/2019 kishte dalë kampion me Partizanin, për të fituar një vit më pas Kupën me Teutën si dhe Superkupëne Shqipërisë.

Leave a Reply