Futsal Shkupi humbet, por me kokën lartë kthehet nga Ukraina

“infOSport.mk” drejtëpërdrejtë nga Zaporozhje e Ukrainës

Futsal Shkupi ka përfunduar garat në Ligën e Kampionëve, mirëpo një gjë të tillë djelmoshat “bardhekaltër” bënë me dinjitet, bazuar në lojën që treguan ndaj një ndër skuadrave më të mira europiane në futsal, MFC Kherson, njofton “infOSport.mk”.

Rezultati final 5:1 nuk pasqyron realitetin në parket, aty ku Futsal Shkupi tregoi lojë shumë të mirë, ndërsa më së miri tregojnë edhe 22 goditjet në drejtim të portës kundërshtare, 10 prej të cilave përfunduan brenda kuadrantit.

I kobshëm doli të jetë fillimi i takimit, por edhe fundi, në momentet kur ekipi “bardhekaltër” nga Çairi vendosi të luaj pa portier.

Pikërisht në këto dy periudha të ndryshme Futsal Shkupi pranoi 4 gola, ndërsa pa dyshim se lojtar i ndeshjes doli të jetë Halim Selmanaj, i cili bëri diferencën.

Futbollisti kosovar ishte i pandalshëm për lojtarët kundërshtarë, të cilët u befasuan me lojën që treguan “bardhekaltërit” nga Çairi.

Zvaryç, Klaudio, Da Rosa dhe Bilotserkivets, i cili realizoi dy herë ishin autorë të golave për ekipin e MFC Kherson, ndërkohë Klaudio në anën tjetër shënoi dhe në rrjetën e gabuar në minutën e 33-të, kur Futsal Shkupi provoi të rikthehet në lojë, duke ngushtuar rezultatin në 2:1.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe vetëm pas 6 sekondave MFC Kherson shënoi edhe golin e tretë, që detyroi trajnerin e “bardhekaltërve” në minutat në vazhdim të luaj pa portier, ndërsa këtë e shfrytëzuan vendasit që shtuan edhe dy gola të tjerë për rezultat përfundimtarë, MFC Kherson – Futsal Shkupi, 5:1.

Ekipi kampion i vendit tonë aktualisht po qëndron në hotel, ku edhe do të hanë darkën, për tu nisur më pas drejt Maqedonisë nga Ukraina e largët.

Leave a Reply