Gjesti i madh i Tiago Silvas

Të jesh punëtor i thjeshtë, mund të jetë dhe përfituese. Diçka e mrekullueshme i ka ndodhur një personi në Angli, i cili ishte duke punuar në skelën e stadiumit të Fulhamit. Në ndeshjen e djeshme ndaj Çelsit, ai preferoi të qëndronte në skelë edhe pse orari i punës kishte përfunduar.

Po nuk është hera e parë që i njëjti punëtor qëndron në skelë, për të përfituar një fanellë.

Më herët ky person kishte qëndruar përsëri mbas orarit të punës, për t’i kërkuar bluzën një tjetër braziliani, sulmuesit të Evertonit, Richarlison. Ky i fundit gjithashtu u tregua i gatshëm për tja plotësuar dëshirën.

Leave a Reply