Igli Tare ka gati goditjen e madhe te Lacio!

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është në kërkim të përforcimeve të reja te skuadra e tij, ndaj edhe po mendon të marrë një lojtar me eksperiencë që e njeh mjaft mirë kampionatin italian dhe jo një talent që pritet të zhvillohet ndeshje pas ndeshje.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Arsenalit, Lukas Torreira i cili aktualisht aktivizohet me Atletikon e Madridit dhe i cili e njeh mirë “Serinë A”, pasi ka luajtur edhe me skuadrën e Sampdorias vite më parë ku shkëlqeu me paraqitjet e tij dhe u transferua tek “topçinjtë” e Londrës për të hedhur hapin e madh në karrierë.

Për momentin mesfushori uruguajan, vlerësohet të paktën 25 milionë euro, një shifër e lartë për buxhetin e kryeqytetasve, por Tare po mendon që t’a bëjë për vete vetëm në merkaton e verës.

Mirëpo për ta bërë për vete këtë futbollistë, Lacio do të duhet të luftojë edhe konkurrencën e Valenacia, që gjithashtu interesohet për shërbimet e 24-vjeçarit. Torreira këtë edicion me fanellën e Atletiko Madridit në total ka zhvilluar 13 ndeshje, duke regjistruar edhe 1 gol dhe  1 asist.

Leave a Reply