ZYRTARE, Bellasica prezanton trajnerin Gjore Jovanovski

Në stinorin pranveror, Bellasica do të drejtohet nga strategu i njohur shkupjan, Gjore Jovanovski, njofton “infOSport.mk”. Strategu 64-vjeçar në këtë mënyrë rikthehet të drejtojë një skuadër në Ligën e Parë pas dy viteve e gjysmë, kur për herë të fundit drejtonte skuadrën e Rabotniçkit.

“Bellasica është një klub me traditë dhe histori shumëvjeçare. Të gjithë këtu në këtë klub, stafi teknik, futbollistët dhe drejtuesit besojmë se Bellasica mund të mbijetojë, pasi pikët që i kemi për momentin nuk korrespondojnë me kualitetet e klubit tonë, duke pasur parasysh se kualiteti i ligës është thuajse i barabartë, pasi secila mund të fitojë cilën do skuadër” – tha Gjore Jovanovski për faqen zyrtare të klubit nga Strumica, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit me vetëm 9 pikë.

Kujtojmë Jovanovski gjatë karrierës së tij si trajner kishte udhëhequr edhe skuadrat më të njohura në vend, si Vardarin, FC Shkupin, Rabotniçkin, Metalurgun, Shkëndijën, Milanon dhe Bregallnicën, ndërsa gjithashtu kishte udhëhequr edhe përfaqësuesen e Maqedonisë si dhe skuadrën bullgare të CSKA Sofjes dhe atë turke të Samsunspor.

Leave a Reply