Ballkani mund rusët e CSKA Moskës, shënon edhe ish futbollisti i Renovës!

Arbër Shala ka gjetur golin e parë me Ballkanin! Skuadra kosovare mposhti të rinjët e CSKA Moskës me rezultatin 3:0 në Turqi, duke realizuar fitoren e dytë në ndeshjet kontrolluese, pas asaj ndaj skuadrës polake të Jagiellonia (2:1), njofton “infOSport.mk”.

Ish futbollisti i Renovës, Shala, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës së Ballkanit, realizoi golin e tretë, derisa golat tjerë përballë skuadrës U21 të CSKA Moskës, i realizuan Emërllahu dhe Thaçi.

Ky i fundit kishte realilzuar edhe në ndeshjen kundër skuadrës polake.

Leave a Reply