Barcelona i prish punë Realit në garën për David Alaba!

Çështja e David Alabas sa i përket të ardhmës së tij, po vazhdon të jetë më e diskturuara në këtë afat kalimtar të janarit.

Gjatë ditës së djeshme ishte raportuar nga disa gazeta spanjolle, përfshirë edhe të përditshmen “MARCA”, se Alaba do të nënshkruajë me Real Madrid.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma dhe madje në garë për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit është futur edhe rivali i përjetshëm i “madrilenëve”, Barcelona.

Babai i tij konfirmoi se djali i tij akoma nuk ka nënshkruar marrëveshje me ndonjë klub, derisa trajneri i Bajern Munih, Hansi Flik ka konfirmuar se Alaba do të largohet nga klubi.

Pini Zahavi, agjenti i Alabas, po shikon edhe mundësinë që lojtari i tij të transferohet në Barcelonë, kësisoj është duke pritur për zgjedhjet presidenciale.

Zahavi dëshiron të flasë me Joan Laportan, i cili po mendohet të jetë kandidati favorit për zgjedhje dhe të shoh se çfarë mendimi ka ai për transferimin e austriakut.

Flitet se Laporta do të ishte i gatshëm të paguajë pagën prej 11 milion € që Madridi po planifikon t’i dhurojë Alabas, si dhe një bonus tjetër.

Leave a Reply