Bunjaku: FC Shkupi së shpejti do luaj edhe në grupet e Liga Europa!

Te skuadra e FC Shkupit përveç që po punojnë në përforcimin e skuadrës, që sa më mirë ta presin stinorin pranveror të sezonit aktual, ata po shpresojnë që të paraqiten sa më mirë edhe në garat ndërkombëtare.

Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Omer Bunjaku, beson se klubi brenda një kohe të shkurtër do t’i bëjë shqiptarët të mburren me paraqitjet në garat europiane.

“Ne kemi luajtur ndeshje të forta në Liga Europa dhe kjo na ka shërbyer për të fituar përvojë. Këtë vit synimi ynë është të shkojmë sa më larg në garat evropiane. Ne jemi të bindur që me punë dhe angazhim të madh në një të ardhme të afërt do të arrijmë të jemi edhe në fazën e grupeve të Liga Europa” – potencoi Bunjaku.

“Në vitin 2017 e kemi marrë klubin. Kemi ndryshuar çdo gjë, duke filluar prej kryesisë dhe gjithçka tjetër. Kemi ndërtuar plane se si do të funksionojmë dhe po ia dalim, i kemi idetë e qarta. Njëkohësisht, në këtë kohë kemi gjetur edhe sponsorin kryesor nga Turqia, pa të cilin nuk do të ishim ku jemi tani. Por e shohim veten edhe më lart”, – është shprehur Bunjaku për “Koha Net”

Ai ka folur edhe për historinë e pasur të Shkupit. Thotë se klubi është themeluar në vitin 1927 dhe se është klubi i parë shqiptar në Maqedoni.

 “Çdo shqiptar këtu ka anuar për Shkupin. Tani çdo qytet shqiptar ka ekipin e tij dhe është normale të anohet për klubin e qytetit” – ka përfunduar Bunjaku. (infOSport.mk)

Leave a Reply