Kombëtarja shqiptare me ftesë për lojtarin e Futsal Shkupit, Eljesa Neziri

Seleksionuesi i Kombëtares së Shqipërisë në Futsal, Erind Resuli për ndeshjet kualifikuese kundër Kroacisë  dhe  Ukrainës në kuadër të ciklit për kualifikim në Kampionatin Europian, ka ftuar edhe lojtarin shkupjan, Eljesa Neziri, njofton “infOSport.mk”.

Lojtari i Futsal Shkupit shprehet shumë i lumtur për këtë ftesë, duke premtuar se do të jap maksimumin për ngjyrat “kuqezi” për të cilat ka ëndërruar që si fëmijë.

“Vërtetë ndjenjë shumë e mirë që sërish jam ftuar nga kombëtarja e zemrës sime, kombëtarja e Shqipërisë, për të cilën kam ëndërruar që të luaj që nga koha kur isha fëmijë. Premtoj se do të jap maksimumin për këto dy ndeshje eliminatore, ku fillimisht shpresojmë të dalim të gjithë negativ në testet e Covid19, që më pas të kryejmë punën tonë edhe në parket” – tha enkas për “infOSport.mk”, Eljesa Neziri, i cili me Kombëtaren “kuqezi” deri më tani ka zhvilluar gjithsej 7 ndeshje, 4 miqësore dhe 3 në kuadër të ndeshjeve eliminatore.

Ndeshjen e parë Shqipëria në këto eliminatore do ta zhvillojë me 27 janar në transfertën kundër Kroacisë, ndërkohë me 31 janar në Tiranë ata do të jenë nikoqir të Ukrainës.

Leave a Reply