Zbulohet paga e Mesut Ozil te Fenerbahçe

Mesut Ozil te Fenerbahçe do të marrë një pagë më të ulët prej 80% se sa ajo që merrte te Arsenali, njofton “infOSport.mk”. Sipas informacioneve Ozil te Fenerbahçe do të marrë një pagë prej 67 mijë sterlina, plotë 283 mijë sterlina më pak se paga e tij javore që merrte te skuadra angleze.

Mesut Ozil me skuadrën e njohur turke ka nënshkruar kontratë për 3 vite e gjysmë.

Në kontratën e tij me Fenerbahçen ka edhe shumë bonuse të mëdha. P.sh nëse Fenerbahçe kurorëzohet me titullin e kampionit në Turqi, që do ishte i pari pas vitit 2014-të, atëherë Ozil do të përfitonte 445 mijë sterlina shtesë. Ndërkohë nëse skuadra nga “Shukru Saraçogllu” do të siguronte një vend për në Ligën e Kampionëve, atëherë Ozil do të përfitonte një shumë prej 222 mijë sterlinash.

Ndryshe Mesut Ozil te Fenerbahçe edhe zyrtarisht pritet të prezantohet gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply