Barcelona synon dyshen Aguero-Alaba

Barcelona po kalon një periudhë shumë të vështirë në La Liga. “Katalunasit” nuk kanë bërë asnjë përforcim gjatë kësaj merkatoje dhe strategjia e klubit është që të sigurojnë përforcime me kosto zero.

“Blaugranët” synojnë transferimin e argjentinasit të Mançester Sitit, Serhio Aguero dhe mbrojtësit të majtë austriak të Bajernit të Munihut, David Alaba, mirëpo vetëm gjatë merkatos së verës.

“Katalunasit” kanë nevojë për një qendërsulmues dhe kanë piketuar Agueron si përforcimin ideal, pasiqë edhe Messi e dëshiron atë në skuadër.

Skuadra gjithashtu ka nevojë edhe për përforcime në mbrojtje dhe Barcelona do të tentojë edhe transferimin e Alabas.

Afrimi i Alabas do të jetë më i vështirë, pasiqë në garë për austriakun janë edhe rivalët e përjetshëm të Real Madridit, si dhe skuadra kampione e Italisë, Juventusi.

Leave a Reply