E bujshme, Armando Sadiku vazhdon karrierën në Bolivinë e largët!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, karrierën e tij do ta vazhdojë në Bolivinë e largët. Futbollisti shqiptarë i Erzurumsporit do të transferohet te klubi i Bolivarit në Amerikën e Jugut.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit amerikanolatin, Marselo Klaur në “Twitter”, i cili ka pranuar se ka arritur akordin me Sadikun.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

Leave a Reply