Gentian Selmani largohet nga Menemenspor i Umit Karan, transferohet në Superligën turke

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Gentian Selmani pjesën e mbetur të sezonit aktual do ta luaj një kategori më lartë, pasi i njëjti ka vendosur që të braktis rradhët e Menemenspor dhe të transferohet te skuadra e Superligës turke, Yeni Malatyaspor.

Drejtuesit e Malatyaspor kishin reaguar shumë shpejtë pas dëmtimit të portierit të parë, Ertaç Ozbir (do mungojë plotë 6 javë), ndërsa duke mos i besuar portierit rezervë, Abdulsamed, ata kanë vendosur që të angazhojnë gardianin shqiptarë, Selmani, i cili aty te skuadra e tij e re do të bashkohet me një shqiptarë tjetër, Jetmir Topallin.

Sipas mediave turke, zyrtarizimi i Selmanit si lojtari më i ri i Malatiasporit do të realizohet shumë shpejtë.

Kujtojmë Gentian Selmani te skuadra e Menemenspor, aty ku aktualisht për trajner kishte ish trajnerin e FC Shkupit, Umit Karan, ishte transferuar verën e vitit 2019-të nga rradhët e Laçit. Ai me fanellën e skuadrës nga Liga e Parë turke ka zhvilluar 49 ndeshje, ndërsa falë paraqitjeve të tij të mira me Menemenspor, ai që gjatë verës së vitit të kaluar kishte zgjuar interesim nga disa klube të Superligës së Turqisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply