Problem i papritur për Shkëndijën në Antalia të Turqisë!

Shkëndija është akomoduar ne Antalia ku do të qëndrojë deri më 8 shkurt. Megjithatë me të arritur në tokën turke, “kuqezinjtë” nga Tetova kanë marrë një lajm shumë të hidhur, njofton “infOSport.mk”.

Për shkak nevojës së karantinës dy javore për shtetasit e Brazilit, nuk i është lejuar udhëtimi përforcimit të fundit të Shkëndijës, Igor Vanderson Da Silva.

Problem ky i papritur për Shkëndijën dhe trajnerin Ernest Gjoka, që nuk do të mund ta ketë në disponim as në stërvitje, por edhe në ndeshjet kontrolluese që skuadra “kuqezi” i ka paraprë në Antalia të Turqisë.

Ndryshe Igor Da Silva te Shkëndija erdhi vetëm disa ditë më parë nga skuadra braziliane e EC Água Santa.

Ndryshe Da Silva karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra braziliane e Metropolitano, ndërsa në vitin 2018 nga União Barbarense ishte transferuar në Turqi te skuadra e Ligës së Parë, Gaziantep FK me të cilën skuadër doli kampion i ligës, duke siguruar promovim në Super Ligën turke, ndërsa gjithashtu kishte provuar të luaj edhe me Bursasporin. (infOSport.mk)

Leave a Reply