Mesut Ozil: Me Fenerbahçen dua titullin kampion dhe Ligën e Kampionëve

Mesut Ozil ka nisur të ambientohet me skuadrën e re të Fenerbahçes pas transferimit të tij nga Arsenali.

Të dielën, mesfushori 32-vjeçar u stërvit për herë të parë me skuadrën e re, me të cilën ka vendosur edhe objektivat.

Besoj se Fenerbahçe është pretendente për të fituar titullin çdo sezon në Turqi dhe shpresojmë që t’ia dalim sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ëndrra ime është të luaj në Ligën e Kampionëve”, tha fantazisti, i cili u largua pas 7.5 vitesh nga Arsenali pa luajtur gati për një vit sepse ishte jashtë planeve të trajnerit.

Leave a Reply