Falë golit të Gjimshitit, Atalanta vendos rekord unik në TOP5 ligat europiane!

Atalanta mposhti Lacion në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Italisë me shifrat 3:2, teksa autorë i golit të parë për skuadrën bergamase doli të jetë mbrojtësi shqiptarë, Berat Gjimshiti.
Ky gol shënoi edhe një rekord për Atalantan.  Gasperini ka bërë një punë të mrekullueshme te “zikaltrit”, që janë kthyer në një makineri golash, përfshirë  këtu edhe mbrojtësit.

Së bashku me Interin, Atalanta ndan rekordin për numrin më të lartë të golave të shënuar nga prapavija në dy sezonet e fundit në pesë ligat më të forta të Europës. Goli i Gjimshitit ndaj Lacios, ishte i 34-ti për Atalantan që shënohet nga një mbrojtës, duke bërë që askush të mos jetë si ata në Kontinentin e Vjetër.

Leave a Reply