Ndodh edhe kjo te ne, Aliu brenda 3 ditëve, Jakimovski brenda 8 ditëve ndërruan nga dy ekipe

Merkato e janarit përveç transferimeve të shumta po sjellë edhe ndodhi shumë interesante, e që ka të bëjë me futbollistë nga vendi ynë.

Fjala është për shkupjanin Emir Aliu dhe futbollistin nga Kriva Pallanka, Nikolla Jakimovski, njofton “infOSport.mk”.

I pari me 25 janar ishte prezantuar te skuadra e Ligës së parë nga Kosova, FC Vitia, derisa 3 ditë më vonë (28 janar) i njëjti u prezantua te skuadra e Ligës së Dytë – Perëndim, Drita e Bogovinës.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me ish futbollistin e Makedonija GJ.P dhe Teteksit, Nikolla Jakimovski. 30-vjeçari 8 ditë më parë nga ekipi i Trapanit ishte transferuar te skuadra e Monopolit në Itali, derisa gjatë ditës së djeshme Jakimovski kishte nënshkruar me ekipin grek të Larisa, pjesë e së cilës skuadër kishte qenë edhe gjatë vitit 2019-të.

Një rast i këtillë ndodhi edhe disa ditë më parë në futbollin kosovar, aty ku ishim dëshmitarë të transfereve të këtilla edhe sezonin e kaluar.

Leave a Reply