Festë e dyfishtë në familjen Bardhi, Adem Bllaca në aheng familjar i këndon edhe Enis Bardhit (VIDEO)

Levante të shtunën mundi Realin e Madridit 2:1, ndërsa pjesë e kësaj fitore të skuadrës nga Valencia ishte edhe shkupjani, Enis Bardhi, i cili asistoi në golin e dytë të shënuar nga Roxher në minutën e 78-të. Roxher në këtë mënyrë u nxorrë për penaltinë e humbur në minutën e 64-të, të cilën i’a mbrojti portieri Kurtua, edhe pse të njëjtën e kërkoi që ta ekzekutonte Enis Bardhi.

Mirëpo pavarësisht gjithë kësaj situate të krijuar, në fund Levante festoi, ndërsa kjo bërë që të festojë e gjithë familja Bardhi në fshatin Bllacë e poshtme, aty ku njëri nga kushërinjtë e tij, Nezir Bardhi, kishte organizuar një aheng familjarë me rastin e martesës së djalit të tij.

Në këtë aheng përveç këngëve dasmore dhe patriotike, këngëtari i ftuar dhe shumë i mirënjohur nër trevat tona shqiptare, Adem Bllaca, në një moment i’a tha edhe këngës për Enis Bardhin, futbollistin e Levantes, duke i uruar në këtë mënyrë fitoren e madhe ndaj Realit të Madridit.

Kjo bëri që Enis Bardhi të lidhet drejtëpërdrejtë në këtë aheng, duke u bërë pjesë e këtij ahengu familjarë në mënyrë virtuele, ndërsa këngës bashkë me këngëtarine ftuar Adem Bllaca, i’a thanë edhe gjithë të pranishmit në konakun e Nezir Bardhit.

Leave a Reply