Kedira edhe zyrtarisht është pjesë e Hertës së Berlinit

Herta e Berlinit edhe zyrtarisht ka transferuar Sami Kediran. Mesfushori gjerman braktisi Juventusin, duke kaluar si agjent i lirë te skuadra nga Berlini.

Kedira me Hertën e Berlinit ka firmosur deri verën e vitit 2023.

Herta aktualisht renditet në pozitën e 14-të në Bundesligë me 17 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara, derisa nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar ka regjistruar vetëm dy fitore.

Kedira rikthehet në Bundesligë, aty ku kishte debutuar me 1 tetor të vitit 2006 pikërisht kundër Hertës së Berlinit. Atë kohë për Hertën e Berlinit luante Pal Dardai, i cili tashmë do të jetë trajner i tij.

Leave a Reply