Shkëndija me dy mungesa të rëndësishme zbret sot në fushëpërballë kazakëve të Kaysar

Shkëndija po vazhdon me përgatitje intensive në Turqi. Me ngarkesë të shtuar stafi teknik kërkon të realizojë në maksimum planprogramin dhe pavarsisht lodhjes ekipi vijon të punojë edhe në ndërtimin e lojës, krahas akumulimit të forcës dhe qëndrueshmërisë.

Në këtë drejtim, sot futbollistët “kuqezi” do të zhvillojnë edhe ndeshjen e tretë kontrolluese në Antalia, këtë herë kundër kazakëve të Kaysar. Në këtë ndeshje për herë të parë me fanellën e Shkëndijës pritet të paraqitet gjatë pjesës së dytë edhe përforcimi nga Brazili, Igor Ëanderson Da Silva.

Ndërkohë jashta kombinimit për lojë mbeten Armend Alimi dhe Jan Krivak. I pari ankohet në lëndim të lehtë, ndërsa mbrojtësi sllovak ankohet në lëndim të gjurit dhe disa ditë do të jetë jashta procesit stërvitor me grupin.

Ndeshja, Shkëndija – Kaysar do të startojë në ora 15:15 sipas kohës sonë lokale. (infOSport.mk)

Leave a Reply