Lajm jo i mirë për Mustafin, nuk do mund të debutojë as në fundjavë kundër Lajpcigut!

Shkodran Mustafi nuk do mund të debutojë me klubin e tij të ri, Shalke 04, as në këtë fundjavë.

E gjitha kjo ka ndodhur për arsye se rregullat në Gjermani parashohin që një lojtar i cili transferohet nga Anglia, të qëndrojë në karantinë.

Kjo nënkupton se futbollisti nga Gostivari, Shkodran Mustafi, mund të stërvitet i vetëm dhe të bëhet i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, kur edhe mbaron karantina për të. Me shumë gjasa i njëjti do të debutojë kundër Union Berlinit në transfertë.

 

Leave a Reply