Besa e Dobërdollit vazhdon me përforcime

Besa e Dobërdollit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, derisa drejtuesit e kësaj skuadre vazhdojnë punën e tyre rreth përforcimit të skuadrës. Pas prezantimit të 5 lojtarëve të rinj, si Altin Sefo, Halil Berisha, Ilas Çilafi, Rihan Sejrani dhe Egzon Aziri, drejtuesit e skuadrës nga Dobërdolli, së fundmi kanë angazhuar edhe një tjetër futbollistë me mjaft përvojë në Ligën e Dytë, Muhamed Bekir, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një mesfushorë 25-vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Vardarit të Forinës, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, Lokomotivën e Shkupit dhe Genç Kalemlerin.

Mirëpo Bekir nuk është emri i vetëm që është transferuar së fundmi te Besa e Dobërdollit, pasi pjesë e kësaj skuadre gjatë stinorit pranveror do të jenë edhe sulmuesi Kujtim Ademi si dhe 19-vjeçari Agan Loki.

Kujtojmë Besa e Dobërdollit stinorin vjeshtorë në Ligën e tretë – Perëndim e mbylli në pozitën e parë me 25 pikë, 4 më shumë se Arsimi i vendit të dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply