Reali bënë ofertën, 80 milionë euro për Barrellan

Nikolo Barella është mesfushori më i mirë italian për momentin. 23-vjeçari po shkëlqen me Interin këtë edicion, ndërsa kjo ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen skuadra gjigande.

Barella ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon, duke regjistruar 2 gola dhe plotë 10 asistime.

Italiani është njëri nga lojtarët kyç te Interi, mirëpo i njëjti gjatë verës mund të ndryshojë skuadër.

Sipas mediave në Spanjë, gjigandët e Real Madridit synojnë transferimin e Nikolo Barellas, për shërbimet e të cilit janë të gatshëm të harxhojnë plotë 80 mln euro.

Te Reali e shohin Barellan si zëvendësuesin ideal të Luka Modriç dhe janë të gatshëm të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Inter është në krizë financiare, ndërsa “madrilenët kërkojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Neroaxurët e transferuan 23-vjeçarin për 28 milionë euro dhe mbetet ta shohim nëse drejtuesit do ta sakrifikojnë Barellan apo Hakimin, për ta shpëtuar klubin.

Leave a Reply