Derbi i zjarrtë i Stambollit për Imperatorin Fatih Terim dhe Galatsarajin e tij (VIDEO)

Galatasaraji ka triumfuar në derbin e zjarrtë përballë rivalëve të përbetuar të Fenerbahçes me rezultat minimal 1:0, duke ju marrë kreun fqinjëve nga “Shukru Saraçogllu” në Superligën turke, njofton “infOSport.mk”.

Si zakonisht derbit mes këtyre dy skuadrave nga Stambolli sjellin shumë paqartësi dhe shumë luftë, ndërsa ashtu doli të jetë edhe ndeshja e sotme, në të cilën golin e fitores, Galatasaraji e gjeti në pjesën e dytë me anë të egjiptianit, Mostafa Abdollah.

Trajneri i Fenerbahçes Bulut gjatë pjesës së dytë i dha mundësinë edhe Mesut Ozil, për të përjetuar këtë derbi të zjarrtë, ndërsa i njëjti iu përgjigjë në mënyrë ideale, teksa në minutën e 75-të dha një super asist për Oan Tufan, i cili shënoi në rrjetën e Muslera, mirëpo që i njëjti u anulua pas konsultave të arbitrir kryesor Çakër, me dhomën e VAR.

Fenerbahçe sërish provonte të vinte të paktën deri te barazimi, mirëpo mbrojtja e Galatsarajit të imperatorit Fatih Terim ishte e pathyeshme, dhe në fund iu gëzua fitores së madhe, që këtë skuadër e ngjiti në pozitën e parë.

Galatsaraji pas 23 xhirove ka grumbullluar 48 pikë, po aq sa ka edhe Fenerbahçe e vendit të dytë, ndërsa menjëherë pas tyre me vetëm 3 pikë më pak renditet Beshiktashi. Si duket këtë edicion do shohim një luftë të ashpër mes 3 skuadrave gjigande nga Stambolli për titullin e kampionit, ndërsa shumë larg garës mbeten kampionët në fuqi të Bashakshehir, që me 24 pikë të tubuara renditen vetëm në pozitën e 16-të. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply