Maqedonia në EURO, Shabani: Meritat nisin nga kryetari Muamed Sejdini (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të luaj këtë verë për herë të parë në histori në një Kampionat Europian, ndërsa mesfushori i Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani ka vlerësuar si sukses të madh këtë arritje për futbollin tonë, duke thënë se meritat duhet të nisin nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme si për Maqedoninë si dhe për ekipet që luajnë në këtë ligë, pasi për herë të parë në histori Maqedonia merr pjesë në Kampionatin Europian. Kjo padyshim që është meritë e të gjithëve, duke filluar nga kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, te grupi i lojtarëve, te stafi teknik dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në federatë, pasi me të vërtet kanë bërë një punë të madhe, të kualifikohesh në Europian është një gjë e jashtëzakonshme”, është shprehur Bunjamin Shabani në një intervistë për televizionin Shenja.

Leave a Reply