Reali josh Lukakun me një super ofertë!

Romelu Lukaku në “orbitën” e Realit të Madridit. Sipas portalit spanjoll “TodoFichajes.com”, madrilenët do të përgatisin ofensivën e tyre në merkaton verore për yllin e Interit dhe pritet të ofrojnë plot 100 milionë euro për gjigantin belg.

Reali shpreson te miku Eden Hazard, i cili mund ta bind Lukakun për të pranuar ofertën e “madrilenëve”.

Romelu Lukaku me Interin këtë edicion ka shënuar 20 gola, 14 prej të cilëve në “Serie A”, 4 në Ligën e Kampionëve dhe 2 në kuadër të Kupës së Italisë.

Leave a Reply